Kombëtarja e Kosovës gjatë muajit tetor zhvillon dy ndeshje në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
‘Dardanët’ fillimisht presin Gjibraltarin në miqësoren që zhvillohet më 10 tetor, ndërsa më 14 tetor Malin e Zi, në një ndeshje shumë të rëndësishme kualifikuese për Euro 2020.
Kompania që merret me shitjen e biletave të Kosovës, ‘tiks.app’, ka bërë të ditur se më 7 tetor do të dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Mali i Zi.
Në tribunat Veri dhe Jug, biletat do të kushtojnë pesë euro, në Lindje 10 dhe 15 euro, në Perëndim do të kushtojnë 15 dhe 20 euro, ndërsa biletat VIP do të kushtojnë 80 euro.

Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen