Basketbollisti nga Kosova, Etnik Peci, po shkëlqen në Amerikë, përkatësisht në kolegjet amerikane të basketbollit.
Ai me paraqitjet e tij ka lënë përshtypje shumë të mira te ekipi Renaisance Academy.
Vetëm në ndeshjen e fundit ai shënoi 44 pikë. Peci ka thënë se po ndihet shumë mirë në skuadrën e tij, derisa synon të shkojë sa më lart, dhe më pas nuk do të mungojnë edhe ofertat në drejtim të tij.
Peci më herët ka luajtur për Sigal Prishtinën, derisa tashmë synimet e tij janë shumë të mëdha, raporton ‘Klan Kosova’.
Ai është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll për grupmoshat e reja, dhe e ardhmja e basketbollit kosovar.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen