Rreth afro dy javë më parë Arbresh.info raportoi ekskluzivisht lajmin se Solomon pritej t’i bashkohej Lirisë, derisa mungonin vetëm detajet finale.
Ndërsa sot, skuadra nga Prizreni konfirmoi këtë lajm duke e prezantuar ish-futbollistin e Vushtrrisë.
Përmes një video në rrjetin social Facebook, prizrenasit e prezantuan “bomberin” e Ligës së Parë. Solomon regjistroi 11 gola me Vushtrrinë në sezon dimëror, duke ndihmuar skuadrën e Dallkut të prijë në renditjen tabelare.
Me këtë përforcim Liria tregon edhe njëherë tjetër se do të jetë pretendenti kryesor për inkuadrim në Superligë.
Theophilus Solomon më përpara ka luajtur edhe për Dukagjinin, Ballkanin e Gjilanin./Arbresh.info
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...
Aksident i rëndë në Tropojë, vdes një person