Ashtu siç ishte pritur, Kobe Bryant është bërë zyrtarisht anëtar i “Hall of Fame” në basketboll.
Legjenda e Lakers u rekrutua zyrtarisht të shtunën në Naismith Memorial Basketball Hall of Fame, së bashku me legjendat e NBA, Tim Duncan dhe Kevin Garnett, transmeton Gazeta Express.
Përveç tyre, në Hall of Fame u rekrutuan edhe katër trajnerë – Tamika Catchings, Rudy Tomjanovich, Eddie Sutton, Kim Mulkey dhe Barbara Stevens, si dhe një ekzekutiv i NBA, Patrick Baumann.
Kobe Bryant vdiq para se të emërohej si njëri ndër kandidatët për klasën e këtij vitit të Hall of Fame.
Bryant vdiq më 26 janar së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Giannan, si dhe shtatë persona të tjerë, pasi aeroplani me të cilin po udhëtonin u rrëzua.
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...