Liverpooli u thye mbrëmë duke u mposhtur thellë 1:4 nga Manchester City, që tani e ka “autostradë” para vetes në rrugën drejt titullit në Premierligë.
Në anën tjetër, “Reds” pësuan edhe një humbje tjetër dhe tani janë 10 pikë pas Cityt, që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, shkruan Gazeta Express.
Liverpooli vazhdoi krizën, duke e regjistruar kështu humbjen e dytë radhazi në Premierligë, diçka që kishte kohë që nuk i kishte ndodhur ekipit të drejtuar nga gjermani Jurgen Klopp.
Hera e fundit kur Liverpool kishte humbur dy herë radhazi në Premierligë ishte viti 2015.
Atëbotë më 29 gusht Liverpool ishte mposhtur 0:3 nga West Ham, kurse në xhiron pasuese ishte mposhtur 3:1 nga Manchester United. Atë sezon, Liverpool e kishte përfunduar në vendin e tetë.
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...
Aksident i rëndë në Tropojë, vdes një person
Man United i pandalshëm në epokën e Carrick, fiton edhe ndaj...