Cristiano Ronaldo shpëtoi Real Madridin nga turpi i eliminimit në Champions League pas humbjes në shtëpi 3-4 ndaj Schalke 04, por u shfaq shumë i mërzitur dhe i nerovzuar me lojën e skuadrës së tij.
Pas ndeshjes, autori i dy golave u shpreh para mediave se nuk do të prononcohej më deri në fund të sezonit.
Njoftimi i portugezit vjen pas disa imazheve të “Canal Plus” që e tregonin fituesin e “Topit të Artë” duke i thënë francezit Benzema “Çfarë turpi, çfarë turpi!”, në një moment që loja kishte ndaluar.
Dy janë mundësitë: ose Cristiano po ankohej për lojën e skuadrës, ose ishte i nevrikosur për faktin që publiku i “Santiago Bernabeu”-t po vërshëllente pa pushim lojtarët e skuadrës “Los Blancos”. /albeu
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen