Jouquin Correa ka mësuar shkallën e saktë të lëndimit. Pas kontrollit që iu nënshtrua, ekzaminimet flasin për një tërheqje muskulore në kofshën e majtë, një dëmtim që pritet ta lë jashtë fushave të lojës për të paktën dy javë.
Pas kësaj periudhe, sulmuesi argjentinas do ti nënshtrohet kontrolleve të tjera për të kuptuar më qartë se kur mund të jetë në dispozicion të Inter.
E sigurt është që Correa humbet sfidën kundër Venezia dhe derbin më 6 shkurt. E ndërlikuar duket prezenca e tij edhe për sfidën kundër Romës në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Me shumë mundësi, Correa do të rikthehet në fushë për transfertën kundër Napolit.
Argjentinasi u dëmtua në sfidën e fundit, atë kundër Empolit, ku u largua nga fusha pas vetëm 5 minutash.
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses