Andres Iniesta nuk është i shqetësuar për formën e Spanjës derisa ata janë duke u përgatitur për të filluar Kampionatin Evropian 2016 kundër Republikës Çeke.
Spanja pësoi një humbje tronditëse 1-0 nga Gjeorgjia në ndeshjen miqësore para fillimit të turneut madhështor në Francë, për të cilin mesfushori i Barcelonës pretendon se ishte një rastësi, shkruan portali arbresh.info.
“Disfata e pësuar kundër Gjeorgjisë ishte një rastësi”, tha fillimisht Iniesta.
“Ne e kemi analizuar se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë ka shkuar keq. Tani, mendja jonë është tek Republika Çeke. Nëse ne jemi në formën më të mirë, rivalët duhet të luajnë shumë mirë për të na mposhtur”./arbresh.info
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...