
Apr 24, 2021; Jacksonville, Florida, USA; Chris Weidman (Blue Gloves) breaks his leg on a kick to the leg of Uriah Hall (Red Gloves) during UFC 261 at VyStar Veterans Memorial Arena. Mandatory Credit: Jasen Vinlove-USA TODAY Sports
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kuadër të UFC-së.
Kampioni i “Middleweight”, Chris Wiedman u mposht në raundin e parë pa marrë asnjë goditje, shkaku i një lëndimi të rëndë që pësoi në këmbë, shkruan lajmi.net.
Wiedman pësoi lëndim në ashtin e këmbës, njëjtë sikur Anderson Silva i cili lëndoi këmbën ndaj tij tetë vjetë më parë.
Wiedman humbi ndeshjen me nokaut vetëm pas 17 sekondash në ring, kur këmba e djathtë e tij u këput pasi Hall kontrolloi goditjen e tij të parë në këmbë.
Sekuenca ishte e ngjashme me mënyrën se si Weidman mposhti Silvan në një luftë për titullin UFC në dhjetor 2013.
Wiedman sipas raportimeve është shtruar në spital edhe është duke marrë trajtimin mjekësor.
“Nuk kam asgjë përveç respekt për Chris Weidman. Ai është me të vërtetë një nga më të mirët. Është një histori e çmendur, pasi ai ishte njeriu i parë që luftova e që më mundi në vitin 2010, ai më mësoi çfarë është frika”, tha Hall.
“Nuk e dija se çfarë ishte frika në atë kohë. Pastaj ai mundi i pari Anderson Silvën dhe unë i fundit, e çuditshme sesi lidhen gjërat”, shtoi ai.
“Doja të bëja parqitje të mirë, por është në rregull. Shpresoj që ai është mirë, i dëshiroj familjes së tij të mirat”, përfundoi Uriah Hall.
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...
Policia e Tiranës me aksion antidrogë, godet grupin kriminal...
PSG gati t’i ofrojë kontratë të përhershme Luis Enriques
Haradinaj: Në Suharekë pati më shumë se mbështetje, pati bes...