Erling Haaland është bërë futbollisti që arrin më së shpejti 20 gola në histori të Champions League.
Erling Haaland vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Kampionëve.
Ai i ka shënuar dy gola tjerë në Ligën e Kampionëve kundër Sevillës ku Borussia Dortmundi barazoi 2-1, por falë rezultat të përgjithshëm 5-4 u kualifikua në çerekfinale.
Me këto dy gola, Haaland arriti në kuotën e 20 finalizimeve në karrierë në Champions, pas vetëm 14 ndeshjeve, për t’u bërë futbollisti që arrin më së shpejti këtë në histori të kësaj gare.
Rekordin e mbante Harry Kane, me 20 gola pas 24 ndeshjeve, derisa tani Del Piero ka zbritur i treti, 20 gola pas 26 ndeshjeve.
Që nga debutimi në Champions në shtator të vitit 2019, Haaland është futbollisti që ka realizuar më së shumti, gjithsej 20 gola. /express/
Objektet e naftës në Venezuelë nuk u dëmtuan nga sulmet amer...
Trump për NYT pas kapjes së Maduros: Organizuam një operacio...
Haradinaj: Siguria energjetike të trajtohet si urgjencë komb...
Objektet e naftës në Venezuelë nuk u dëmtuan nga sulmet amer...
Ukraina reagon pas kapjes së Maduros nga SHBA: Ne s’ia kemi ...
Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, nuk ka të lëndu...