Futbollisti i Atletico Madridit ishte njëri prej protagonistëve, pasi goli i pari (autogoli i Mario Mandzukic) u shënua pas një harkimi të tij nga gjuajtja e lirë.
Më pas, i njëjti futbollist e shënoi edhe golin e dytë të Les Bleus nga pika e bardhë.
“Akoma nuk po e besoj se çfarë po ndodh. Jam shumë krenar me këtë skuadër: Lojtarët dhe stafin (e trajnerëve), stafin teknik dhe stafin mjekësor. Jemi një grup shumë i bashkuar”.
“Bëmë diçka të jashtëzakonshme, bëmë historinë dhe do ta shijojmë këtë. Do t’i takojmë familjet tona dhe do të bëjmë festë”.
“Nesër (e hënë) në Francë do të jetë po e njëjta gjë, do të festojmë me popullin francez”, ka deklaruar Griezmann. /Telegrafi/
Momenti kur Limi u fut në shtëpi, puthje për Bian dhe shtrën...
Washington Post zbulon sfondin e arrestimit të Maduros: Edhe...
Gazeta italiane shkruan për procesin ndaj Thaçit: Një gjyq i...
Meloni mbi tragjedinë në Crans Montana: Shumë njerëz nuk e b...
Ambasadori britanik: 2026-ta të jetë vit i rikthimit të Koso...
Kupchan: Kongresi i SHBA-së po nxit Trumpin për normalizimin...