Juventusi raportohet se është duke shqyrtuar mundësinë për të bërë një ofertë të re për Roberto Firminon.
Sipas “TuttoJuve”, klubi italian dërgoi një ofertë prej 19.5 milionë funteve për brazilianin, por që nuk u pranua nga klubi anglez – transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, nga Juventusi pritet që të bëhet një ofertë e re në ditët në vijim, pasi klubi po kërkon që të nënshkruajë sa më shpejt që të jetë e mundur me Firminon.
30-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Liverpoolin deri më 30 qershor 2023, teksa dëshira e tij është për të qëndruar në “Anfield”.
Megjithatë, “Të Kuqtë” mund të pranojnë shitjen e tij në afatin kalimtar të kësaj vere, për të mos e humbur falas në vitin e ardhshëm.
Firmino është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2015, kur ishte transferuar nga Hoffenheimi për 41 milionë euro.
Ai ka luajtur gjithsej në 327 ndeshje për klubin nga Merseyside, teksa ka regjistruar 98 gola dhe 67 asistime, por së fundmi ka humbur vendin e titullarit.
E ardhmja e Firminos pritet që të qartësohet së shpejti, por ai thuhet se duhet të kënaq
Osmani përgëzon Ramën për progresin e Shqipërisë në rrugën d...
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...