Boksieri britanik Tyson Fury ka deklaruar sot se është gati të ofrohet si vullnetar për t’u përballur me kampionin e botës në kategorinë WBC, Deontay Wilder, për titullin kampion që mbahet nga amerikani.
Kjo deklaratë e Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, erdhi pas lajmit se sfida për unifikimin e titujve kampionë bote mes Joshua dhe Wilder nuk do të zhvillohet, pasi palët nuk kanë arritur në një marrëveshje mes tyre.
“Unë kërkoj ndjesë për ndonjë sjellje jo të përshtatshme ndaj Joshua dhe menaxherit të tij Hearn, pasi jemi nga i njëjti vend. Unë jam gati të dueloj me Wilder. Nëse ai do të më dërgojë një kontratë, do ta firmos atë brenda 10 sekondave”, u shpreh Tyson Fury, që u rikthye në ring më 9 qershor, pas një pushimi 2 vjeçar.
Fury mundi me “KO” në raundin e katërt Sefer Seferin dhe ka deklaruar se është gati të duelojë sërish më 18 gusht, por nuk dihet rivali.
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...