Tyson Fury është këshilluar që ta marrë shumë seriozisht duelin ndaj Tom Schwarz në debutimin e tij në SHBA, përndryshe rrezikon ta përjetojë të njëjtin fat me rivalin e tij në kategorinë e peshave të rënda, Anthony Joshua.
Ish-kampioni i unifikuar i dorëzoi titujt e tij, WBO, WBA dhe IBF, pas humbjes së papritur në Madison Square Garden në New York, ku u nënshtrua nga Andy Ruiz Jr.
Ekspertët e boksit thonë që Fury duhet të jetë në maksimumin e tij në Las Vegas, në mënyrë që të mos lejojë befasi.
“Schwarzi duhet të merret shumë, shumë seriozisht. Fundja, ai është i pamposhtur dhe vlerësohet lartë në kategorinë e peshave të rënda”.
“Ajo që i ndodhi Anthony Joshuas është analizuar mirë nga Tyson Fury dhe ekipi i tij. Tyson ishte 24-0 kur e mposhti Wladimir Klitschkon dhe askush nuk priste që ai të fitonte atë natë në Dusseldorf”, kanë thënë ekspertët për talkSPORT.
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave