“San Siro” është gati për derbin numër 171 të Madoninës. Pritet që në stadiumin mitik të Milanos të akomodohen më shumë se 70 mijë tifozë.
Sipas Gazzetta dello Sport, 7500 do të jenë tifozë zikaltër, ndërsa pjesa dërrmuese, pra rreth 65 mijë, mbështetës të “Djallit”.
Është e pamundur, për arsye teknike, që “San Siro” të mbushet në kapacitet të plotë.
Do të mbeten bosh, për arsye sigurie, 2400 ndenjëse. Janë ato vende të unazës së tretë, që Komiteti i Sigurisë i ka konsideruar të papërdorshme.
Sido që të jetë, si Milan ashtu dhe Inter pritet të zbresin me formacionet më të mira në San Siro.
Conte pritet të startojë në mesfushë me Sensi, Barella e Brozovic, kurse Marco Giampaolo me Kessie, Biglia, Paquet.
Formacionet e mundshme:
Milan: G Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Calhanoglu; Paqueta; Suso, Piatek
Inter: Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; Candreva, Barella, Brozovic, Asamoah; Politano, Sensi; R. Lukaku
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...