Klubi i Feronikeli e ka prezantuar trajnerin e ri, ku Agim Sopi do të jetë pasardhës i Dejan Vukicevic që u largua ditë më parë.
Trajneri Sopi e ka stërvitur sot skuadrën dhe është njoftuar me futbollistët, gjatë stërvitjes së rregullt në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.
Trajneri, Agim Sopi, është i njohur për kualifikimin e skuadrës së Maqedonisë së Veriut U21 në Kampionatin Evropian në rolin e trajnerit, gjatë viteve 2014-2017.
Para se të merrte drejtimin e skuadrës së FC Feronikelit, Sopi drejtoi skuadrën suedeze Landskrona.
Ai është i lindur në Shkup në vitin 1969, me prejardhje nga Kosova, por që jeton në Suedi qe një kohë të gjatë.
Sopi është trajner me karakter sulmues, ku formacioni i tij i preferuar është 4-2-3-1.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...