Forma e treguar gjatë këtij Botërori ka bërë që fama e Granit Xhakës të mos njoh limite, duke fituar fansa nga e gjithë bota.
Loja e kosovarit me kombëtaren e Zvicrës po mahnit të gjithë. Momenti kyç deri në këto momente për Xhakën ka qenë goli që arriti të shënonte në ndeshjen ndaj Serbisë, ku jehona e festimeve po vazhdon edhe sot.
Por mesa duket simpatia për Xhakën dhe Kombëtaren e Zvicrës ka kaluar kufijtë e Evropës, duke mbërritur edhe në Iranin e largët.
Në kryeqytetin e Iranit, Teheran disa tifozë për të shprehur simpatinë që kanë për kombëtaren Helvete kanë pikturuar portretet e Granit Xhakës dhe sulmuesit Breel Embolo në murin e Ambasadës Zvicerane në Teheran. Fotot e këtij momenti kanë bërë xhiron e rrjetit nga tifozët e përfaqësueses së Zvicrës.
Grupi i shqiptarëve që përbëhet nga Xhaka, Shaqiri, Behrami e Xhemaili do të përballen me Suedinë, në mënyrë që të sigurojnë kualifikimin për çerekfinale. Zvicra fazën e grupeve e mbylli në vendin e dytë pas Brazilit, në një grup që përbëhej edhe nga Serbia dhe Kosta Rika.
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...