Golden Eagle Ylli nuk ka kaluar një gjysmësezon të mirë në elitën e basketbollit kosovar, ku pas 13 ndeshjeve ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë, me vetëm katër fitore.
Kjo ka bërë që Ylli ta ndërrojë trajnerin Fotis Takianos në gjysmën e nëntorit. Dy javë më vonë ata zyrtarizuan Jeronimo Sarin, por edhe aventura e tij ka përfunduar tashmë, shkruan Arbresh.info.
Siç merr vesh Arbresh.info, nga burimet afër klubi suharekas timonieri i ri i Yllit për pjesën e mbetur të sezonit do të jetë Petar Mijovic.
Ai aktualisht drejton SC Derbyn, mirëpo një ofertë e dy herë kampionit të Kosovës ka bërë që ai të kthehet në Suharekë.
Mijovic është emër i njohur për basketbollin kosovar pasi e udhëhoqi Yllin edhe para një viti, ku arriti finalen, por u mposht nga Trepça.
Po ashtu më herët ka udhëhequr edhe Sigal Prishtinën e Bashkimin.
Ylli shumë shpejtë pritet ta zyrtarizoj Mijovicin në krye të klubit. Derisa skuadra tashmë është e kompletuar, ku stërvitjet i kanë filluar edhe transerimet e reja ndër ta edhe Scott Bamforth.
Skuadra suharekase ka paralajmëruar që nga fillimi i këtij sezoni, që do të luftoj për të gjithë titujt dhe ardhja e Mijovicit në krye të suharekasve e bën edhe më konkurrent ekipin që këtë vit feston 50-vjetorin e themelit./Arbresh.info
SHSKUK: Gjashtë pacientë të hospitalizuar nga lëndimet me mj...
Elezi: Rezultatet përfundimtare do të shpallen para 19 janar...
Grabitje si në filma në Itali, autorët marrin 400 mijë euro ...
Maduron dhe gruan e tij mbërrijnë në gjykatën e Nju Jorkut
Mediat ndjekin live rrugën e Maduros drejt gjykatës
Maduro dhe gruaja e tij transferohen me helikopter për në gj...