Kancelarja gjermane, Angela Merkel është befasuar me sfidën e tretë çerekfinale në Kampionatin Evropian 2016 të zhvilluar ndërmjet Gjermanisë dhe Italisë.
Takimi i zhvilluar në stadiumin Stade de Bordeaux ka përfunduar në favor të gjermanëve, të cilët mposhtën në penalti Italinë për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.
“Çfarë ndeshje! Urime Gjermanisë që arriti në gjysmëfinale. Jam shumë e kënaqur me suksesin e arritur kundër Italisë”, shkruan Angela Merkel në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, transmeton portali arbresh.info.
Gjermania në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Francë – Islandë, që zhvillohet nesër nga ora 21:00./arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen