Dy boksieret e njohur të vendit tonë, Donjeta Sadiku e Marigona Beadini do të përfaqësojnë Kosovën në turneun ndërkombëtar ‘Ballkan’ që mbahet në Bullgari.
Federata e Boksit të Kosovës (FBoxK) përmes një njoftimi ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë eveniment të madh të boksit, madje, sipas FBoxK-së, kjo është parë që pas shumë viteve që organizohet një Kampionat Ballanik në Boks.
Sipas FBoxK-së, ekspedita e Kosovës do të niset nesër për në Bullgari.
“Kosova do të përfaqësohet me 2 boksiere, 60kg.Donjeta Sadikju, 64kg.Marigona Beadini, trajneri Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli”, është thënë në njoftimin e FBoxK-së.
FBoxK thotë se ekipi i Kosovës është i përgatitur maksimalisht për këtë turne, dhe sipas FBoxK-së, boksieret tona nuk do të kthehen pa medalje nga ky turne i madh i boksit.
Siria prezanton kartëmonedha të reja, heqin imazhet e al-Ass...
Foda: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme
Izraeli planifikon mbylljen e organizatave humanitare në Gaz...
Numërohen 50% e votave për kandidatët, dhjetëshja e më të vo...
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...