Betisi e mban Realin larg Barcelonës

23:38 | 5 Mars 2023
Emir Abduramani

Real Madridi ka regjistruar barazimin e dytë radhazi në La Liga, duke bërë kështu një tjetër hap prapa në garën për titullin e kampionit.

Pas barazimit me Atletico Madridin javën e kaluar, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti luajti baras sonte me Real Betisin.

Në fakt, “Los Blancos” ia dolën të shënonin në minutën e 12-të përmes Karim Benzemas, i cili shënoi nga gjuajtja e lirë, por pas rishikimit me VAR, goli i sulmuesit u anulua, pasi që Antonio Rudiger kishte prekur topin me dorë.

Real Madridi pas këtij barazimi ka 53 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, tani me 9 pikë më pak se Barcelona, që prin në tabelë me 62 pikë.

Real Betisi është i pesti me 41 pikë, vetëm tre pikë larg zonës Champions.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme