David Alaba ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e re me Bayernin, që do të thotë se që nga 1 janari do të jetë i lirë të nisë negociatat me çdo klub, pasi kontrata i skadon në fund të sezonit.
Bavarezët kanë kohë që i kanë bërë një ofertë serioze për rinovimin, por futbollisti austriak nuk ka pranuar të hedhë të sezën mbi të bardhë.
Kryetari i bordit të drejtorëve të Bayernit, Rummenigge, me sa duket i ka dhënë dritën jeshile mbrojtësit për të negociuar për një të ardhme larg Bavarisë.
“Bayerni bëri gjithçka që ishte e mundur për të arritur një marrëveshje. Kemi zhvilluar biseda të shumta dhe donim një përgjigje nga ai në fund të tetorit. Kjo nuk ndodhi dhe tani nuk e di nëse do të rinisim negociatat. Ajo që dua ta bëj të qartë është se oferta jonë tregoi se sa e duam, por ai nuk e pranoi”.
Rummenigge u pyet nëse Rela Madridi mund të ishte destinacioni i Alabas, por refuzoi të merrej me spekulime.
“Unë merrem me thashetheme. Ai është i lirë të negociojë me kë të dojë nga 1 janari.”
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...
Sanohen defektet teknike, treni Pejë-Prishtinë rikthehet në ...
Dyshonin se bënte magji, 4 persona në Indi sulmojnë për vdek...