Barcelona ka arritur të shënoj fitore bindëse me rezultat 3-0 ndaj Levantes në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga.
Serinë e golave e nisi Bernal pas katër minutash lojë, shkruan Arbresh.info.
Kur po rrjedhte minuta e 32-të, Barcelona realizoi golin e dytë me anë të mesfushorit De Jong.
Ndërkohë nëntë minuta para fundit të takimit, Fermin Lopez me një gol të bukur vulosi fitoren me rezultat 3-0.
Pas këtij triumfi, Barcelona rikthehet në krye të tabelës me 61 pikë, një më shumë se Reali i cili mbrëmë dështoi ndaj Osasunas.
Takimin e radhës skuadra e Hansi Flick e luan në shtëpi ndaj Villarealit, kurse Levante përballet me Alavesin./Arbresh.info
Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun
Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidenti...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde
Kristjan Asllani asiston në ndeshje ndaj Goztepes