Barcelona ka fituar si mysafir i Real Betisit në ndeshjen e javës së 22-të të La Ligas.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Iglasias në minutën e 38-të, shkruan Indeksonline.
Në pjesën e dytë trajneri bëri disa zëvendësime në mesin e tyre u inkuadrua edhe Lionel Messi.
Argjentinasi barazoi rezultatin vetëm dy minuta pas inkuadrimit.
Ruiz shënoi autogol në minutën e 68-të duke kaluar Barcën në epërsi.
Në minutën e 78-të Ruiz përmirësoi gabimin duke barazuar rezultatin.
Golin e fitores për Barcën e shënoi Trincao vetëm tre minuta para fundit.
Me këtë fitore, Barca ngjitet në vendin e dytë me 43 pikë, shtatë më pak se Atletico Madrid që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...
Aksident i rëndë në Tropojë, vdes një person
Man United i pandalshëm në epokën e Carrick, fiton edhe ndaj...