Armando Broja ka qenë në qendër të vëmendjes në anët e Chelsea këtë merkato.
Sulmuesi shqiptar është vendosur disa herë në radarët e disa klubeve të cilët kanë kërkuar shërbimet e tij.
Broja ka bërë të qartë se nuk do më që të largohet në formë huazimi, por vetëm me një shitje përfundimtare.
Tuchel ka bllokuar disa herë tratativat e klubeve të tjera që kërkonin Brojën, dhe tashmë nga Anglia raportohet se Thomas Tuchel ka patur një takim me bomberin shqiptar.
Tuchel ka vendosur që t’i japë një shans Brojës në Premier League me Chelsea.
Siç raporton gazetari Simon Philips, trajneri gjerman ka pasur një takim me Armando Brojën pas ndeshjes miqësore ndaj Udinese.
Ai i ka kërkuar Brojës që të qëndrojë pasi e konsideron pjesë të projektit.
“Thomas Tuchel dhe Broja kanë pasur një takim pas ndeshjes me Udinesen dhe trajneri gjerman i ka thënë se dëshiron që të qëndrojë dhe ai ishte i lumtur pas kësaj bisede.
Ka gjasa që ai të rrijë në ekip, por do të isha shumë budalla po të thoja se Broja do të qëndrojë 100% te Chelsea”, ka raportuar gazetari. /abcnews.al
Garcia qëndron me “këmbë në tokë”: Para meje luan Mbappe, ai...
Moti i keq shkakton probleme në Britaninë e Madhe
Inter triumfon ndaj Bolognas, rikthehet në krye të Serie A
Prindër bëni mirë të hiqni dorë nga këto mite që keni për fë...
Zbulim shqetësues, bateritë e iPhone mund të fryhen në aerop...
Vdes 85-vjeçarja në Sarandë pasi bie nga ballkoni i katit të...