Alves regjistrohet si futbollist i Barcelonës

13:06 | 5 Janar 2022
A Z

Dani Alves edhe zyrtarisht është futbollist i Barcelonës.

Braziliani do të jetë nën urdhrat e ish-shokut të skuadrës, Xavi që në ndeshjen e ardhshme.

Alves ishte kërkesa e parë e Xavit pasi mori drejtimin e Barcelonës.

Katalonasit gjatë ditës së sotme kanë njoftuar se 38 vjeçari është regjistruar si lojtar.

Dani Alves ka mbi 250 paraqitje me fanellën e Barcelonës duke fituar të gjithë titujt e mundshëm./indeksonline

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme