Massimiliano Allegri pritet të nënshkruaj kontratë të re me Juventusin me vlerë prej 7 milionë euro në vit për të siguruar vazhdimin në klub deri në vitin 2019.
Marrëveshja aktuale e strategut ka afat deri në qershor të vitit 2018 derisa klubet e mëdha si Arsenali dhe Paris Saint Germain kanë qenë vazhdimisht duke kërkuar shërbimet e tij, por 49-vjeçari është i vendosur për të vazhduar në Torino me përpjekjet e tij për të fituar Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘Sky Sports Italia’, Allegri do të nënshkruaj marrëveshjen e re nesër dhe paga e tij do të rritet gjithashtu.
Ai do të fitoj 5.5 milionë euro sezonin e ardhshëm duke përfshirë bonuset, dhe një vit më vonë do të fitoj 1 milionë më shumë, ndërsa në vitin e fundit të kontratës do të fitoj thuajse 7 milionë euro në vit./arbresh.info
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit