Agjentët e mesfushorit të Crystal Palace, Adam Wharton, i kanë ofruar lojtarin te Real Madridi, duke synuar hapjen e negociatave fillestare për një transferim të mundshëm në të ardhmen.
E ardhmja e reprezentuesit të Anglisë pritet të jetë larg Selhurst Park në vitin 2026, teksa interesimi për të ka qenë i madh gjatë 12 muajve të fundit. Wharton është përfolur më herët si objektiv i Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.
Sipas “AS”, përfaqësuesit e lojtarit kanë kontaktuar drejtuesit e Real Madridit për të testuar terrenin dhe për të parë mundësitë e një marrëveshjeje.
Megjithatë, përgjigjja fillestare nga klubi madrilen ka qenë se nuk ka plane për të ndërhyrë në afatin kalimtar të janarit për Wharton.
Bisedime të mundshme mund të zhvillohen më afër fundit të sezonit, me Real Madridin që mund të shqyrtojë një lëvizje gjatë verës, në varësi të situatës së tregut dhe prioriteteve të klubit.
Aksident mes dy automjetesh në Fushë Kosovë, lëndohen dy per...
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...