Zlatan Ibrahimovic thotë se nuk i nevojitet Topi i Artë për të dëshmuar se është lojtari më i mirë në botë, si dhe zbulon fshehtësinë e jetëgjatësisë në futboll.
Sulmuesi suedez e prezantoi librin e vet “Adrenalina” gjatë një mbrëmjeje gala në Milano të dielën, raporton Gazeta Express.
Lionel Messi e fitoi Topin e Artë për herë të shtatë rekorde muajin e kaluar, ndërkohë që Ibrahimovic nuk ka qenë afër ta fitojë asnjëherë në karrierën e tij të gjatë.
Menaxheri i tij Mino Raiola tha së fundmi se nuk e merr seriozisht këtë çmim për shkak se suedezi s’e ka fituar kurrë.
Por Ibrahimovici nuk pajtohet me të, pasi thotë: “Topi i Artë është i mirë. Por mua nuk më nevojitet ai për të dëshmuar se jam më i miri”.
Të shtunën, Ibra e shënoi golin e 300-të në pesë ligat kryesore evropiane. Ai iu bashkohet Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos si lojtarët e vetëm me këtë arritje.
I pyetur për fshehtësinë e jetëgjatësisë së tij në futboll, 40-vjeçari tha: “Është mendësia. Unë stërvitem njësoj siç luaj. Çdo ditë është finale”.
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje
Osmani: Me Edi Ramën i dhamë Trumpit detaje për çfarë po ndo...