​Paraqitje fantastike e garuesve kosovarë në Kroaci

01:28 | 21 Shtator 2015
M. A.

Valdet Krasniqi është renditur në pozitën e parë, në kategorinë promo, në Kampionatin Evropian të automobilizmit, i cili në fundjavë u zhvillua në Buzet të Kroacisë.

Në fakt, në përgjithësi paraqitja e garuesve të Kosovës, siç thuhet edhe në një komunikatë të Federatës së Auto Sportit të Kosovës ka qenë e shkëlqyeshme, pasi në konkurrencën prej 48 automobilistëve, ndër dhjetë të parë janë gjendur edhe Bardhyl Canolli (i treti), Përparim Dushi (i katërti), Arbnor Musliu (i gjashti) dhe Gentian Kulla (i shtati).

FASK, njofton po ashtu se rezultate të mira kanë pasur edhe Arbër Rexhepi e Bekim Kovaçi.

Ndërkohë, qëndrimin në Buzet e kanë shfrytëzuar edhe stafi teknik i Federatës së Auto Sportit të Kosovës, duke marrë përvoja të rëndësishme për organizimin e garave, derisa kryetari Ismet Rexhepi e sekretari Valton Tytyngjiu kanë pasur takime me zyrtarët e federatave të vendeve të ndryshme si dhe ata të FIA-s.

Shpërndaje në rrjete sociale