Gazetari i Flamur Vezaj deklaroi se Bardhok Pllanaj, i cili u ekzekutua në Shkodër, bënte fushatë për Partinë Socialiste.
Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Fezaj tha se Pllanaj madje kishte ndikim tek Drejtori i Policisë së Shkodrës dhe në Prokurorinë e Shkodrës gjithashtu.
“Pllanaj luante dhe rolin e ndërmjetësit mes grupeve kriminale, por nëse një marrëveshje nuk respektohet, pastaj kanë punë dhe me ndërmjetësin. Pllanaj kohët e fundit ishte i përfshirë dhe në fajde duke dhënë fajde. Është angazhuar politikisht dhe me Partinë Socialiste dhe për shkak të njohjeve personale, por dihet se në kohë fushate si agravohet situata. Ky fenomen i lidhje së politikës me këto personazhe i ka dhënë sigurinë që dhe ky të ecë lirshëm në Shkodër. Të gjithë e dinë në Shkodër, e dinë se sa ndikimi kishte ky tek drejtoi i Policisë së Shkodrës apo tek emërimet e zyrtarëve qoftë në prokurori, qoftë në polici,”- tha Vezaj.
Nesër pritet normalizimi i furnizimit me ujë në Fushë Kosovë
Ambasada e Francës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Rikthehet Raphinha, formacioni i Barcelonës ndaj Gironas
“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i...
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...