Rekrutimet në Forcat e Armatosura vetëm në fazën e parë të vitit 2025, u rritën me 67,1%.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot, se numri gjithnjë e në rritje i aplikantëve për rekrutë tregon besimin e shtuar tek Forcat e Armatosura si një mundësi karriere dinjitoze në shërbim të Atdheut.
Sipas Vengut, 274 kandidatë fitues pas përfundimit të studimeve të mesme nga faza e tretë e rekrutimit i bashkohen 447 kursantëve të regjistruar që prej fillimit të 2025.
Vengu tha se këta rekrutë bëhen pjesë e Forcave të Armatosura nëpërmjet një prej shumë dyerve të hapura për të rinjtë e të rejat e vendit.
Në çdo fazë të rekrutimeve në vitin 2024 mesatarja e regjistrimeve ishte 237 ushtarakë, ndërsa vetëm në fazën e parë të vitit 2025 janë regjistruar 353 të rinj e të reja.
Forcat e Armatosura po shndërrohen në një strukturë tërheqëse për karrierë jo vetëm për të rinjtë nga jeta civile, por gjithnjë e më shumë edhe për ata që tashmë shërbejnë në uniformë./ATSH.AL
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi
Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët...
Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë