Në prag të sezonit të ri turistik, shoqata shqiptare e turizmit i kërkon Komitetit Teknik të Ekspertëve te zgjohet dhe të heqë masat kufizuese për shkak të Covid, pasi tani nuk diskutohet më për pandemi por për ekonomi.
Kryetari i kësaj shoqate thotë se Komiteti duhet të lehtësojë turizmin pasi prenotime ka pasur, por nëse kërkojmë ende teste në kufi apo mbyllet muzika në orën 23:00, çfarë ofrojmë për pushuesit? Mund të përballemi me anulime.
Sipas Topuzit shtete fqinje me ne, kanë kohë që kanë paralajmëruar heqjen e masave kufizues, madje nuk do të kërkojnë as certifikatë vaksinimi vetëm e vetëm për të tërhequr turistët.
“Konkurrenca është e fortë, pasi shtete si Spanja, Greqia, Italia kanë tre muaj që i kanë paralajmëruar heqjen e masave”, thotë Topuzi.
Vera e vitit 2021 ishte e suskseshme, pasi në Shqipëri mund të vijë jo vetëm pa pasaporte vaksnimi por nuk kërkohej as PCR.
Ka disa jave që Shqipëria ka shifra shumë të ulëta të infektimeve, por për heqjen e masave kufizuese nuk kujtohet askush ndonëse ato mbeten vetëm në letër e nuk i respekton askush./tch/
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...