Policia greke ka mundur të arrestojë një shtetas grek, i cili goditi dhe plagosi një shtetas shqiptar paditen e së martës në lagjien Peristeri të Athinës. Sipas policisë greke, 32-vjeçari punonte në një dyqan shitje automjetesh, në kohën që pati një përballje verbale me djalin e biznesmenit grek, i cili fillimisht e fyen për origjinën e tij dhe në vazhdim e goditi me sende të forta dhe e plagosi në këmbë me një pistoletë të cilën e mbante pa leje.
32 vjeçari shqiptar mundi të shkojë vetë deri në një klinikë që ndodhet aty pranë, lëvizje që i shpëtoi atij jetën, pasi mjekët e klinikës arritën t’i ndalnin hemoragjinë. Në vazhdim 32 vjeçari, emri të cilit për momentin nuk bëhet publik, u dërgua në spitalin Thriasio, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Lapsi.al/
Ortekët në Alpet italiane, shkaktojnë dy viktima dhe të plag...
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...