Tre qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Një 44-vjeçare nga Durrësi, një pacient 71-vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85-vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.
Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje. Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës./tch
Supremja shpall të paligjshme nenet që obligojnë pensionistë...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...
Dëmtohet Gjimshiti, pritet t’i humbasë disa ndeshje të...
Prizren: Arrestohen tre persona për tentativë të ndotjes së ...
Pensionohet Terence Crawford, njëri nga boksierët më të mëdh...
Osmani takohet me Antonio Costan, kërkon heqjen e të gjitha ...