Një këmbësor ende i paidentifikuar është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur fshati Shtoj.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku kanë konstatuar se mjeti tip Mercedez-Benz me drejtues shtetasin B. Ç. ka aksidentuar një këmbësor, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, ndërkohë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës, i cili thuhet se është mashkull rreth moshës 60 vjeç./top channel
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi