Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 347 testime dhe janë konfirmuar 67 raste pozitive.
Janë shtuar gjithashtu shtrimet e reja në spital, ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë dhe 14 persona janë në terapi intensive. Ndërkohë është regjistruar viktima më e re nga koronavirusi.
Ajo është një 34-vjeçare nga Librazhdi, e cila vuante nga disa sëmundje, ndërkohë që ndodhej prej disa ditësh e intubuar te Spitali Infektiv. Numri i viktimave në Shqipëri nga koronavirusi arrin kështu në 47, ndërsa i të infektuarve në 2114 nga të cilët janë shëruar 1217. Numri i rasteve aktive ka arritur në 850.
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën
Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Sche...
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër