Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Durrës pasditen e sotme bashkë me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj.
Ai tregoi se ka filluar puna për rindërtimin e pallateve me dëmtime të rënda DS4 dhe më pas zinxhir do të vijojë me të tjerat. Kryeministri theksoi se është gati të finalizohet projekti për të realizuar Lungiomaren e brendshme të Durrësit e këtë zonë ta rikthejnë në një pikë tërheqëse për pushuesit.
“Të gjithë ata që e kanë DS4 kishin shqetësime, por edhe tek DS4 ka filluar puna pasi bëhet fjalë për një projekt të detajuar sepse në ndërtesa është vetëm struktura. Puna do të vazhdojë, pasi ka filluar zinxhir dhe menjëherë pas mbarimit të projektit kompanitë do realizojnë punën e bërë. Të gjithë zonës do t’i rritet vlera me këtë investim. nga ura e Dajlanit tek trekëndëshi i vdekur mes kësaj pjese deri tek porti. Do të kthehet në pikë tërheqëse dhe motor ekonomik për apartamentet dhe hotelet në këtë zonë. Duhet të bëjmë gati ta finalizojmë atë projektin që nisëm si ide për Lungomaren e brendshme të Durrësit që të bëhet një spektakël se ka potencial e mundësi për ta bërë”, tha Rama nga Durrësi.
Dorëzohet një person në polici në Gjakovë, me vete kishte gr...
Florent Hadërgjonaj në formacionin e javës në Turqi
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morin...
Vodhi para dhe stoli ari, arrestohet i dyshuari në Kaçanik
Katër vite nga nisja e luftës në Ukrainë, Zelensky: Do të bë...
Osmani priti komandantin në largim dhe komandantin e ri të K...