Një 31 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka tentuar të korruptojë policinë për shkeljen e bërë me mjetin e tij në superstradën Lezhë-Shkodër.
Bëhet fjalë për 2.000 lekë të cilat i janë dhënë ryshfet, por uniformat blu menjëherë kanë marrë masat e menjëhershme. 31 vjeçari Tonin Pjetri, banues nëf shatin Kallmet i Vogël, Lezhë, gjatë paradites së sotme, në superstradën Lezhë-Shkodër, në fshatin Gocaj, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë rrugore, u ka dhënë lekët për të mos marrë gjobë për një shkelje të Kodit Rrugor.
Ai drejtonte mjetin me targë AA262FM. Materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen