Nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo tha se “socialistët dolën kundër vendimit për familjet në programin e strehimit”. PS dhe LSI thanë se projektvendimi duhej shtyrë deri në plotësimin e listës me 385 banesa
Denion Ndrenika
Këshilli Bashkiak i Tiranës dështoi të miratojë një projektvendim që i hap rrugën dhënies së banesave shoqërore për 177 persona.
Në Këshillin Bashkiak projektvendimin e mbrojti në mbledhjen e mbrëmjes, nënkryebashkiaku Enno Bozdo.
Mospajtimi u shoqërua me akuza politike sipas taboreve të Partisë Demokratike pakicë në Këshillin Bashkiak dhe Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim aleate sikurse në qeverisjen vendore.
Nënkryetari i Bashkisë, Bozdo tha se “socialistët dolën kundër vendimit për familjet në programin e strehimit”.
Bashkia se “PS dhe LSI bllokuan dhënien e banesave sociale për 177 persona” dhe se “fatkeqësisht politika ndërhyri”.
Sipas bashkisë që drejton kryetari i Partisë Demokratike opozitare “shumica bllokoi banesat”.
“Politika e tritolit dhe keqqeverisjes bllokoi banesat sociale. Miratimi i 177 banesave sociale nuk i prishte punë të tjerëve”-tha Bashkia.
Aleatët qeverisës vendorë dhe qendrorë thanë se duhet “ta shtyjmë vendimin 10-15 ditë derisa të vijë lista e plotë e ndarjes së 385 banesave”.
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...