Policia e Shtetit shqiptar është angazhuar maksimalisht për të zbatuar planin që garanton rend dhe siguri, me rastin e ndeshjes Shqipëri-Serbi.
Duke publikuar dhjetëra fotografi nga njësite të shumta të policisë anekënd Tiranës, Policia e Shtetit thotë se është angazhuar para, gjatë dhe pas ndeshjes, shkruan Arbresh.info.
“Strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara maksimalisht në zbatim të Planit të Masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri – Serbi”, deklaroi Policia.
Kujtojmë se ndeshja e sotme që po zhvillohet në Tiranë është shoqëruar me masa të rrepta sigurie, për shkak të frikës nga eskalimi i situatës nga ana e tifozëve.
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00