Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se në datat 27-30 dhjetor 2020 priten përkeqësime të kushteve atmosferike në vend.
Nëpërmjet një njoftimi Drejtoria e Përgjithshme Detare bën thirrje që të gjithë subjektet të jenë bashkëpunues dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port.
Njoftim për përkeqësim të motit!
Në datën 27-30 dhjetor 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug dhe jug -perëndim me shpejtësi që varijon nga 10-20m/s dhe forca e detit do të variojnë nga 5-8 shkalla bufort, kurse lartësia e dallgës do të jetë 1.50 -2.50 m.
Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Siguria juaj prioriteti ynë!’, shkruhet në njoftim.
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...