Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer fyerjet dhe ndaj medieve italiane, teksa i ka cilësuar disa prej tyre si kazanë. Referuar një reportazhi të bërë nga një media italiane për Bulqizën, Rama tha se i ka ardhur inat me ata italianë që kishin nxjerrë ca fëmijë që mblidhnin krom.
Teksa po drekonte sot me një familje në Bulqizë, shefi i qeverisë e cilësoi reportazhin e italianëve si të ndyrë, ndërsa tha se ishin përdorur filmime të vjetra.
“Më erdhi inat me ca italianë, se dhe atje kazanë sa të duash ka, kishin bërë një reportazh të ndyrë për fëmijët që mbledhin krom, me filmime të vjetra. Tani mund të ketë ndonjë rast sporadik, por s’është më siç ka qenë. Për të treguar: Ja Shqipëria! Tmerr.. tmerr. Ç’a të thuash. Kazanë gjithandej…”, tha Rama.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...