Moti i keq ka sjellë përmbytje edhe në pistën e aeroportit të Rinasit, çka ka bërë që autoritetet të urdhërojnë pezullimin e fluturimeve.
Gjithashtu, raportohet se 2 avionë nuk janë lejuar të ulen, për shkak të ujit të shumtë që kishte në pistë.
Njëra nga kompanitë e fluturimit ka anuluar fluturimet e saj drejt vendit tonë, ndërsa të tjerat raportohet se i kanë devijuar drejt Barit dhe Shkupit.
Më herët, reshjet e dendura bllokuan autostradën Tiranë-Durrës, duke bërë që e vetmja rrugë për në aeroport, të ishte ajo nga Fushë Kruja./Top Channel/
Gazetari turk zbulon skandalin: Galatasaray nuk i ka paguar ...
Gjykata ia njeh të drejtën e kompensimit 25 mijë euro familj...
Trump: SHBA-ja planifikon të dërgojë anije spitalore në Gren...
Protestojnë banorët e Zajmit të Klinës në shenjë pakënaqësie...
Shpëtohet 22-vjeçari në Kanionet e Osumit, po ndihmonte RENE...
42 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba trafiku ...