Në Ditën Botërore të Fëmijëve dhjetra qytetarë durrsakë u mblodhën këtë të shtunë në sheshin kryesor të qytetit për të protestuar për vrasjen e vogëlushit Mateo Vasia.
Me tullumbace të bardha dhe qirinj në duar ata protestuan në heshtje kundër pasigurisë, papërshkueshmërisë dhe mosfunksionimit të hallkave të ndryshme të shoqërisë dhe drejtësisë në mbrojtjen e fëmijëve dhe të së drejtës për jetën.
Shumë qytetarë nga rrethe të ndryshme të vendit kanë kërkuar të nënshkruajnë peticionin që kërkon dënimin me vdekje të vrasësit Klodian Çalamani.
Ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në një prej fshatrave të Fierit ka tronditur mbarë opinionin publik. 38-vjeçari Klodian Çalamani i mori jetën 8 vjeçarit të pafajshëm, duke e goditur pas koke e më pas duke e groposur pas shtëpisë së tij./tch
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë