Partia Demokratike, do të kërkojë sot dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta, përmes protestës.
Kjo protestë do të fillojë qysh në orën 11:00 në sheshin “Skëndërbej”.
Ditën e djeshme kreu i opozitës Lulzim Basha kishte mbledhur të rinjtë e Partisë Demokratike për t’iu dhënë mesazhin e protestës së sotme në Tiranë.
Basha tha dje se protesta do të jetë paqësore, përderisa fajësoi qeverinë për gjendjen e vështirë ekonomike, por më së shumti u ndal tek akuzat e deputetit Tom Doshi kundrejt Ilir Metës dhe Edi Ramës.
Ai e quajti dyshen Rama-Meta një qeveri të papërgjegjshme që pasi e zhytën popullin në skamje e taksa pa fund, tani po nisin të lajnë hesapet me njëri-tjetrin.
Gjithashtu kreu i opozitës Lulzim Basha tha se në këtë protestë nuk do jenë vetëm, pasi në krah kanë vullnetin, urimet dhe bekimet e aleatëve, demokracive evropiane dhe SHBA-ve. /KosovaPress/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...