Shqipëria, jo vetëm është e pisët, por nuk ka gjasa të pastrohet. Pavarësisht aksioneve të ndryshme, në mungesë të ndërgjegjësimit qytetar dhe në mungesë të masave ndëshkuese, kjo do të jetë pamja me të cilën do të përballemi çdo ditë, në qytet apo në fshat.
Unë ndodhem në Labinot Fushë të Elbasanit, pranë kësaj ure antike, pjesë e rrugës Egnatia, një nga të paktat pjesë që mund të ishte destinacion turistik, por është e mbuluar nga mbetjet urbane të cilat hidhen në këtë përrua, jo vetëm, këtu gjen dhe inerte gjithashtu.
Sikur të mos mjaftonte ndotja kolosale që nis në këtë përrua, vijon në lumin Shkumbin e më pas në detin Adriatik, pamja e shëmtuar, era e rëndë për gjithë këtë zonë të Labinotit.
Por gjithashtu i gjithë Labinoti i poshtëm çdo vit përmbytet nga bllokimi i këtij përroi për shkak të mbetjeve urbane. Duket se edhe ky fakt nuk është I mjaftueshëm që këto mbetje të mos hidhen në përrua, por në kontenier./tch
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë