Ligjvënësi i ardhshëm demokrat Mark Marku i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit kërkon që Partia Demokratike të hapet dhe marrëdhëniet e PD-së me grupet e interesit dhe vetë shoqërinë të ristrukturohen.
Në një status në rrjetet sociale, Marku tregohet i prerë teksa thotë se PD që prej vitit 1992 nuk është më forcë e parë edhe kur del fituese e zgjedhjeve.
“Më në fund PD duhet të përballet me faktin se qysh prej zgjedhjeve të marsit të vitit 1992, PD nuk është parti me numrin më të madh të votave, madje edhe kur është parti fituese e zgjedhjeve. Ky fakt i përmendur shpesh nga kundërshtari është anashkaluar vazhdimisht a thua se anashkalimi i saj e zgjidh vetë problemin.
Zgjidhja e këtij problem nënkupton jo vetëm një ide hapjeje, por edhe një ristrukturim të marrëdhënieve të PD-së me grupet e interesit, shoqërinë civile, botën akademike, mediet, pra me shoqërinë shqiptare në tërësi. Për shkak të ngurtësimit 30-vjeçar të këtyre marrëdhënieve në PD, mendohet gabimisht se nevoja e trupës politike të PD-së për pushte është edhe nevojë e shoqërisë shqiptare” shkruan Marku.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës