Sipas të dhënave të Bankës Popullore, në nëntë muajt e para të vitit 2019 janë realizuar gjithsej 4.611.964 transaksione online.
Qytetarët e Maqedonisë krahas blerjes online, hapin edhe dyqane online, që sipas Asociacioni e-tregti të Maqedonisë, tregon rritje të numrin të transaksioneve, përcjell telegrafi maqedoni.
Në nëntë muajt e para, sipas të dhënave të Bankës Popullore, janë realizuar 4.611.964 transaksione online kundrejt 3.783.185 transaksioneve për periudhën e njëjtë të vitit 2018. Kjo paraqet rritje prej 828.779 transaksione apo rritje për 21.9%.
Vlera e transaksioneve të realizuara për nëntë muajt e para të vitit 2019 është 124.2 milionë euro, kundrejt 99.1 milionë euro të vitit 2018.
“Se e-tregtia është në rrugë të drejt flet fakti që jo vetëm që rriten transaksionet dhe vlera e tyre, por ka rritje edhe te numri i vendeve virtuale të shtijes, përkatësisht numri i shitoreve. Për momentin 968 web-faqe janë aktive për e-tregti”, shprehen nga asociacioni.
Hoxhaj: Do t’i them “po” çdoherë një kandidature nga familja...
Ushtarët italianë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë
Ministri Muja merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësi...
Këto janë komisionet parlamentare dhe anëtarët e tyre
Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, Rama krah Trump/ Flam...
Neuer rikthehet nga lëndimi i gatshëm për përballjen me Dort...