Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, duke folur të premten për historinë e përfshirjes së ish-ministrit Saimir Tahiri në trafikun e drogës, ka paralajmëruar edhe arrestimin e një politikani.
Majko ka deklaruar se historia e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në trafikun e drogës, nga mënyra se si e tregon media, i duket si një film.
Ai tha se çdo qytetar e ka të vështirë të bëjë dallimin mes asaj që ka ndodhur me të vërtetë.
“Nuk kam pasur miqësi me Tahirin por ajo që më ka pikëlluar ka qenë kjo histori. As dua ta mbroj as t’i vë këmbën në zverk” tha Majko, në studion e News 24.
Ndërsa fliste për të gjithë atë që po ndodh në Shqipëri, vetingun, luftën e kanabisit, mbërritjen e agjentëve të huaj, Majko u shpreh: “A do trokasi ndonjë politikan në dyert e burgut? Mendoj se po”./news24
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...